Ekonomitë e zhvilluara shënojnë një rritje prej 11 për qind në Investimet e Huaja Direkte, ndërkohë valët e zhvillimit u ngritën për 2%.
Investimet e Huaja Direkte (IHD) u ngritën për 6% në 2025 në 1.6 trilionë dollar, duke iu dhënë fund dy viteve te njëpasnjëshme të rënies, megjithatë përfitimet mbetën të pabarabarta midis ekonomive të zhvilluara dhe atyre në zhvillim, sipas një raporti të lëshuar të martën nga OKB-ja, shkruan AA.
Raporti Botëror i Investimeve i Konferencës së Kombeve të Bashkuara për Tregtinë dhe Zhvillimin (UNCTAD) të 2026-ës tregon se rrjedhat e IHD-ës kanë pasur rimëkëmbje vitin e kaluar, por që është koncentruar në sektorë dhe ekonomi të caktuara.
Investimeve të Huaja Direkte në ekonomi të zhvilluara u rritën me 11% duke arritur vlerën prej 723 miliardë dollar, ndërsa flukset e Investimeve të Huaja Direkte (IHD) drejt ekonomive në zhvillim u rritën me vetëm 2%, duke arritur vlerën prej 901 miliardë dollarësh.
IHD-ja mbetet burimi esencial i financimeve të jashtme për ekonomitë në zhvillim, por rimëkëmbja e pabarabartë e fluksit vazhdon të peshoj në zhvillimet përgjatë rajonit.
20 shtete, duke i përfshirë edhe disa me ekonomi në zhvillim, kanë tërhequr 80% të flukseve hyrëse globale vitin e kaluar.
SHBA-t ishin përfituesi më i madh në botë i Investimeve të Huaja Direkte në 2025, duke i tërhequr 277 miliardë dollarë, ndjekur pastaj nga Singapori me 151 miliardë dollar, Hong Kongu me 116 miliardë dollar, Kina me 105 miliardë dollarë dhe Brazili me 77 miliardë dollarë.
Britania e Madhe, Gjermania, Arabia Saudite dhe Indonezia ishin po ashtu ndër 20 shtetet përfituese të IHD-së.
Qendrat e të dhënave u shfaqën si segmenti më i madh i investimeve të huaja direkte (IHD) të tipit greenfield gjatë vitit të kaluar, ndërsa inteligjenca artificiale, rritja e kërkesës për energji dhe politikat tregtare riformuan modelet globale të investimeve.
Infrastruktuart e IA, gjysmëpërçuesit, mineralet kritike dhe teknologjitë për tranzicionin energjetik përbënin 44% të investimeve globale të tipit greenfield, një rritje e ndjeshme nga 16% në vitin 2020.
Investimet e huaja direkte në qendra të të dhënave arritën 235 miliardë dollarë në 2025, duke e kaluar dukshëm investimin në naftë dhe gazë që arrinte 38 miliardë dollarë dhe gjysmëpërçuesit me 13 miliardë dollarë.
UNTACD thanë se pritshmëritë për investimet e huaja direkte në 2026 mbeten sfiduese, me politikën tregtare që mbetet e pasigurt, tensionet gjeopolitike, çmimet e larta financiare dhe fragmentimi ekonomik duke vazhduar të ndikoj në vendimet e investimeve. /Anadolu Agency/