​Qeveria e Kosovës ndan 4.5 milionë euro për blerjen e dronëve

Sot Qeveria e Kosovës ka ndarë 4.5 milionë euro për blerjen e dronëve, bazuar në kërkesën e Ministrisë së Mbrojtjes.

Gjatë mbledhjes së Qeverisë, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, njoftoi se mjetet janë ndarë nga Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike.

Në shumën prej 4.5 milionë euro, mjetet e ndara merren nga Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike, kategoria e shpenzimeve, subvencioneve dhe transferove, transferohen në Ministrinë e Mbrojtjes në kategorinë shpenzime kapitale në nënprogramin Forca e Sigurisë së Kosovës në projektin sistemet e armatimit sipas kërkesës së Ministrisë së Mbrojtjes”, tha ai./GazetaSinjali

Read Previous

Dasmat do të lejohen deri në ora 01:00, 300 persona

Read Next

FIFA jep leje për “Kupa Maradona”, Itali – Argjentinë do të zhvillohet në Napoli