Deputetja e PDK-së Adelina Grainca, ka kaluar në Lëvizjen Vetëvendosje.
Pas këtij veprimi ka reaguar PDK, shkruan Insajderi. Përmes një njoftimi për media thuhet se Partia Demokratike e Kosovës ka shkarkuar sot nga të gjitha funksionet deputeten Adelinë Grainca, pasi ajo tradhëtoi votën e eletoratit të PDK-së dhe e shiti votën e saj për ta votuar Vjosa Osmanin për presidente.
PDK ka qenë e njoftuar qysh mbrëmë se Albin Kurti ka hyrë në pazare me deputeten dhe familjarët e saj duke i ofruar para të majme, privilegje dhe çasje në tenderë publikë për bizneset që kanë deputetja Grainca dhe familja e saj./Insajderi.org