​Parashikimi i motit për sot

Sot pritet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës do të shoqërohen me reshje shiu të karakterit frontal, ku në disa zona mund të ketë edhe reshje breshëri.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik, sasitë e reshjeve më të fokusuara parashihen në veri dhe perëndim të Dukagjinit, derisa pjesët tjera parashihen të kenë sasi më të pakta të reshjeve.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-23 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë, mesatare dhe lokalisht e fortë, nga drejtimi i veriperëndimit.

Read Previous

Alternativa në Gjakovë reagon ndaj rezultateve përfundimtare të vlerësimit, grupi Specialist i Administrimit të Përgjithshëm

Read Next

Zyrtari i NATO-s në Kosovë: Ballkani Perëndimor nuk përballet me asnjë kërcënim të afërt