Në vendin tonë sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.
Vranësirat nëpër disa vende të izoluara mund te sjellin ndonjë rigë shiu, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet katër dhe gjashtë gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet tetëmbëdhjetë dhe njëzet e një gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga veriperëndimi./KosovaPress