​Një person gjendet i pajetë në Gjakovë, policia gjen edhe armë zjarri

Një person mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete të premten në Gjakovë.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 4 shtator rreth orës 12:15. Në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një armë zjarri – pistoletë.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.

Read Previous

Rekord historik në Itali, Meloni bëhet kryeministrja më jetëgjatë

Read Next

Antonelli: Nisja nga fundi më heq presionin e garës së shtëpisë, mund të hyj në “top-5”