Shqyrtimi i “Kërkesës së deputetes së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku – Rexhepi, lidhur me monitorimin e Autoritetit të Konkurrencës të Republikës së Kosovës, sa i përket zbatimit të Ligjit për zyrtarët publik nuk ka kaluar në Komisionin për Ekonomi.
Kjo për shkak të mungesës së votave nga mazhoranca.
Ndërkaq, sa i përket, shqyrtimit të Raportit vjetor të Ndërmarrjes Publike të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut – KOSTT Sh.a. për vitin 2023, është shtyrë për një ditë tjetër, pas kërkesës së deputetëve të mazhorancës.
Pasi sipas tyre, nevojitet më shumë kohë të analizohet raporti. /KosovaPress/