​Kuvendi i Kosovës mban seancën e radhës më 14 korrik

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen më 14 korrik.

Në konferencën për media të mbajtur menjëherë pas mbledhjes së Kryesisë u tha se në këtë seancë në rend dite pritet të jenë miratimi i marrëveshjes ndërkombëtare dhe disa projektligje.

Deputeti i LVV-së, Armend Muja, tha se po punohet për arritjen e një konsensusi në Kuvend për reformat në Kuvend.

Ndërkohë, deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, duke komentuar Projektligjin për deklarimin e pasurisë, tha se nga i njëjti duhet të largohet deklarimi i pasurisë për mjekët dhe mësimdhënësit.

Read Previous

Kampi veror në Pjetërshan mbledh një numër të madh të fëmijëve

Read Next

Shoqata “Bereqeti” në prag të festës së Kurban Bajramit shpërndan 50 pako ushqimore