​Konjufca takohet me Koordinatoren e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim

Kryetari i Kuvendi të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim Koordinatoren e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë (UNKT), Arnhild Spence. Kështu ka njoftuar Drejtoria për media dhe marrëdhënie me publikun në Kuvendin e Kosovës.

Kryetari Konjufca i shprehu mirënjohje Spence për punën e misionit të Kombeve të Bashkuara, me fokus të veçantë në mbështetjen e progresit dhe zhvillimit të qëndrueshëm në Kosovë.

Ai gjithashtu e njoftoi Koordinatoren e OKB-së me arritjet e deritashme, detyrat, objektivat dhe synimet e kësaj legjislature të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Kryetari Konjufca dhe znj.Spence konfirmuan gatishmërinë e thellimit të bashkëpunimit të ndërsjellë dhe koordinimit sa më efektiv për konsolidimin e demokracisë, zhvillimin e qëndrueshëm, mirëqenien e qytetarëve dhe mbështetjen e reformave integruese. /KosovaPress/

Read Previous

Mishi i prodhuar në laborator! A do të jetë kjo e ardhmja e ushqimit?

Read Next

Tre mitet e gabuara mbi krizën globale të energjisë