​Konjufca: Populli ka ditur të ruajë besimin e sinqertë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, uroi të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e Kurban Bajramit. Ai qëndroi në Bashkësinë Islame të Kosovës të cilët i falënderoi për kultivimin e besimit të sinqertë dhe ndihmën ndaj nevojtarëve.

Konjufca u shpreh se Kurban Bajrami na rikujton vlerat më ta larta njerëzore dhe lidhjen me Zotin.

“Kjo festë është shumë e rëndësishme sepse na e kujton lindjen e ngritjen shpirtërore të njeriut, lidhjen e njeriut me krijuesin, me Zotin tonë, e po ashtu, edhe sakrificën e nevojshme në mënyrë që të arrihet besimi i sinqertë dhe i vërtetë. Populli ynë ka kaluar nëpër shumë vështirësi, nëpër udhëkryqe të rrezikshme të cilat nuk kanë qenë aspak të lehta por populli ynë gjithmonë ka qenë në gjendje që ta ruaj besimin e sinqertë dhe besimin e vërtetë dhe për këtë shkon një falënderim i veçantë për BIK-un e po ashtu për myftiun Tërnava të cilët kanë dhënë një kontribut të çmueshëm që besimi i popullit të jetë një besim i shëndoshë dhe i cili na duhet”, u shpreh Konjufca.

Kryekuvendari Konjufca pati falënderime ndaj Bashkësisë Islame të Kosovës edhe për ndihmat ndaj nevojtarëve në një kohë të vështirë si kjo kur inflacioni është rritur e për pasojë edhe çmimet. 

Read Previous

Një dozë e katërt e vaksinës anti-COVID’19 – a rrezikojmë të krijojmë varësi?

Read Next

Kongresmenët amerikanë letër Bidenit: Mos i shisni F-16 Erdoganit, ai po kryen krime lufte