Kirurgu pediatrik nga Australia, Paddy Dewan gjatë qëndrimit të tij një javor në Kosovës, së bashku me ekipin e Klinikës së Kirurgjisë Pediatrike, kanë operuar 17 fëmijë me probleme shëndetësore shumë komplekse. E krahas këtyre operimeve kirurgu i fëmijëve, Deëan ka kontrolluar edhe 300 fëmijë.
Paddy Dewan i cili është një urolog pediatrik në Kosovë po qëndron edhe në kuadër të Kongresit të Dytë Klinik.
Ai thotë se në 11 vitet e fundit e ka vizituar 14 herë Kosovës, ku ka kryer edhe intervenime të shumta.
Deëan shprehet tejet i lumtur që është ftuar për të marrë pjesë në Kongresin Klinik, i cili sipas tij, po mundëson që kirurgët kosovarë të bëhen pjesë e kirurgëve ndërkombëtar.
Duke kujtuar fillimet e tij të para në Kosovë, kirurgu pediatrik, Paddy Deëan thotë se tashmë Kosova ka përmirësuar infrastrukturën shëndetësore dhe kështu po përmirësohet edhe kujdesi për rastet komplekse të pacientëve.
Kirurgu australian i cili edhe ka qenë pjesë e ligjëruesve të Kongresit të Dytë Klinik të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, thotë se përmes këtyre trajnimeve zhvillohet miqësia mes mjekëve, por edhe zhvillohen njohurit për lëmin e kirurgjisë.
Në Kongresin e dytë Klinik të organizuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës dhe Oda e Mjekëve të Kosovës, po marrin pjesë mbi 700 persona.
Vitin e kaluar është mbajtur për herë të parë ky lloj kongresi në Kosovë/KP/