​IPK rekomandon suspendimin e një zyrtari policor

Departamenti i Hetimeve të IPK-së i ka rekomanduar sot Policisë së Kosovës suspendimin e një zyrtari policor me gradën e nënkolonelit policor.

Hetuesit e IPK-së në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë janë duke hetuar një rast i dyshuar është një zyrtar policor me gradën e nënkolonelit me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale ushtrim ndikimi dhe zbulim i fshehtësisë zyrtare.

Rekomandimi për suspendim është bërë në interes të procedurës hetimore përderisa hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime tjera hetimore për këtë rast në koordinim me Prokurorinë e Shtetit, thuhet në komunikatë.

/Telegrafi/

Read Previous

Kur duhet të hani? Ja kur vaktet janë më të shëndetshme

Read Next

Microsoft: Çdo sekonë ndodhin rreth 579 sulme “për të thyer një fjalëkalim”