​Inaugurohet sistemi VAR në futbollin kosovar

Nga ndeshja e sotme, futbolli kosovar do të zhvillohet edhe nën vëzhgimin e teknologjisë VAR.

Inaugurimi është bërë sot pak para ndeshjes së Superkupës së Kosovës ndërmjet Llapit dhe Prishtinës, raporton KosovaPress.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi tha se ky është një sukses i madh i arritur nga FFK duke e mundësuar implementimin e kësaj teknologjie në një kohë rekorde.

Me këtë rast u bë një prezantim i shkurtër i funksionimit të VAR it para mediave. Kjo teknologji do të aplikohet në edicionin e ri garues të Superligës dhe Kupës së Kosovës.

Read Previous

Vitia tregon masat e reja anti-COVID nga e premtja, thotë se do të angazhohen edhe 1 mijë punonjës shëndetësorë

Read Next

Moti sot në Kosovë