Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi deklaroi se edhe zgjedhjet mund të jenë zgjidhje.
Sipas tij, po mungon gatishmëria për një zgjidhje dhe sipas tij, në këtë formë po dëmtohet rëndë reputacioni i Kuvendit të Kosovës.
”Po mungon gatishmëria për një zgjidhje dhe fatkeqësisht mungesa e vullnetit politik po e dëmton jashtëzakonisht rëndë reputacionin e Kuvendit të Republikës së Kosovës”, tha ai.
Gashi tha se është vështirë të menaxhohen dy palë zgjedhje, megjithatë theksoi se “mund të vijmë në situatë ku zgjedhjet janë zgjidhje”.
”Mund të vijmë edhe në atë situatë ku zgjedhjet janë zgjidhje. Zgjedhjet janë gjithmonë zgjidhje në demokraci, dhe në politikë nëse dakordohen patjetër që duhet të mbahen zgjedhjet… KQZ ka dështuar të menaxhojë zgjedhjet e fundit nacionale dhe mendoj që do të jetë pothuajse e pamundur që të menaxhohen dy palë zgjedhje por gjithsesi nëse vendoset atëherë do të shkohet në dy palë zgjedhje”, përfundoi ai.