​Eurozona shënon rritje

Ekonomitë e eurozonës dhe Bashkimit Evropian u zgjeruan me 0.6 për qind në tremujorin e parë të këtij viti, mbi pritjet e tregut.

Shifra tejkaloi pritjet e tregut dhe vlerësimin paraprak të Eurostat për një rritje prej 0.3 për qind të publikuar muajin e kaluar.

Rritja e eksporteve ndikoi pozitivisht në rritjen e prodhimit të brendshëm bruto, me një rritje prej 1.9 për qind në eurozonë.

Investimet gjithashtu u rritën 1.8 për qind si në eurozonë ashtu edhe në Bashkimin Evropian, pas +0.7 për qind dhe +0.6 për qind, respektivisht.

Ndër vendet anëtare, Irlanda ka shënuar rritjen më të lartë 9.7 për qind, ndjekur nga Malta me 2.1 për qind dhe Qipro 1.3 për qind.

Ekonomia e Luksemburgut u tkurr më së shumti në tremujorin e parë, me një për qind, e ndjekur nga Sllovenia 0.8 për qind, dhe Danimarka e Portugalia me nga 0.5 për qind.

Sipas Eurostat, në baza vjetore, zona e euros shënoi një normë rritjeje të prodhimit të brendshëm bruto prej 1.5 për qind, me 1.6 për qind për Bashkimin Evropian.

Ndërkohë, punësimi në eurozonë u rrit 0.2 për qind në bazë tremujore në tremujorin e parë të 2025, ndërkohë që nuk shënoi asnjë ndryshim në Bashkimin Evropian, raporton KosovaPress.

Në bazë vjetore, punësimi i eurozonës u rrit 0.7 për qind, ndërsa në Bashkimin Evropian u rrit 0.4 për qind në tremujorin e parë.

Eurozona përfaqëson shtetet anëtare që përdorin monedhën e vetme – euron – ndërsa Bashkimi Evropian përfshin të gjitha njëzeteshtatë vendet anëtare të bllokut.

Read Previous

KFOR-i dhuron donacione në disa komuna

Read Next

​Bien çmimet globale të ushqimeve