​Digjen dy kamionë në veri të Mitrovicës

Persona të panjohur kanë djegur mbrëmë dy kamionë në Zubim Potok dhe në Mitrovicën e Veriut.

Sipas Policisë, persona të pa njohur në Zubim Potok i kanë vënë zjarrin kamionit të ankuesit, i cili ishte i parkuar para shtëpisë. Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin. Nga zjarri janë dëmtuar edhe dy vetura që ishin të parkuar afër kamionit. Rasti është duke u hetuar.

Kurse, në Mitrovicën e veriut, ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të pa njohur i kanë vënë zjarrin kamionit dhe veturës së tij. Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin. Njësia policore është duke hetuar rastin. 

Read Previous

Ronaldo: Dua t’u mbyll gojën kritikëve

Read Next

​Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale pritet të shpallen pas dy-tri ditëve