Krerë të lartë të shtetit kanë shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta në moshën 75 vjeçare të aktorit të mirënjohur shqiptar, Mirush Kabashi.
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj shprehet në mesazhin e tij të ngushëllimit se Mirush Kabashi mbajti gjallë brenda nesh dashurinë për artin.
“Lamtumirë Artistit që mbajti gjallë brenda nesh dashurinë për artin dhe ngriti peshë sallat kudo performoi! Lamtumirë “Nder i Kombit”, Mirush Kabashi”, shprehet Begaj.
“Lamtumirë Mirush”, shprehet Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në mesazhin e ngushëllimit postuar në rrjetet sociale. /KosovaPress/