Vjedhje në aeroport, policia arreston një të dyshuar

Policia e Kosovës ka njoftuar për një vjedhje që ka ndodhur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari”.

Siç njofton policia, një vajzë kishte raportuar se i ka humbur valixhja dhe një çantë krahu, ndërsa lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që një valixhe dhe një çantë krahu me dokument personale dhe 100 € para të gatshme janë gjetur te i dyshuari, të cilat i kishte raportuar si të humbura ankuesja femër kosovare pasi kishte arritur në ANP”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./Telegrafi/

Read Previous

Baerbock: Vendet e Ballkanit Perëndimor i përkasin plotësisht BE-së

Read Next

​Begaj dhe Rama për aktorin Kabashi: Mbajti gjallë brenda nesh dashurinë për artin