​Arsenal-PSG, kryendeshja e Championsit sonte

Image: Opta Analyst

Liga e Kampionëve do të rikthehet sonte me nëntë ndeshje të raundit të dytë të fazës së ligës. Do të ketë ballafaqime mjaftë interesante, por vëmendja kryesore do të jetë në Londër, aty ku Arsenali e pret gjigantin francez, Paris-Saint-Germain.

Skuadra e Artetas e nisi me barazim ndaj Atalantës këtë garë, kurse PSG triumfoi ndaj Gironas me rezultat 1-0, raporton KosovaPress. Ndeshje tejet interesante pritet të jetë edhe ajo ndërmjet Bayer Leverkusenit dhe Milanit. Derisa skuadra e Granit Xhakës shkatërroi Feynordin me rezultat 4-0, Milani e nisi keq duke u mposhtur nga Liverpooli me rezultat 1-3. /KosovaPress/

Ndeshjet tjera janë këto:

Salsburg-Brest

Shtutgart-Sparta Prague

Barcelona-Young Boys

Dortmund-Celtic

Inter-Crvena Zvezda

PSV-Sporting

Slovan Bratislava-Manchestr City

Read Previous

​Rama komenton flakën para Kuvendit të Shqipërisë: Revoltë e opozitës ndaj një vendimi të gjykatës

Read Next

Van Basten ‘shpërthen’ në kritika për yllin e Man Utd