​Ambasadorja e Suedisë Karin Hernmarck Ahliny në takim me Ministrin Murati

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati priti sot në takim ambasadoren e Suedisë në Kosovë Karin Hernmarck Ahliny, ku diskutuan për planet e Qeverisë dhe rimëkëmbjen e ekonomisë së vendit pas pandemisë COVID-19.

Murati e falënderoi ambasadoren Ahliny për ndihmën dhe kontributin që shteti suedez ka dhënë dhe vazhdon të japë për institucionet e Kosovës, në veçanti për Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve – Departamentin e Tatimit në Pronë si dhe në projektet e ndryshme në fushën e ekonomisë.

Ai e njoftoi ambasadoren për zhvillimet buxhetore, për gjendjen makrofiskale si dhe prioritetet e Qeverisë për zhvillimin ekonomik, me theks të veçantë për skemën e punësimit të garantuar.

Ndërsa, ambasadorja Ahliny tha se shteti i Suedisë ka një bashkëpunim shumë të mirë me institucionet e Kosovës dhe këtë bashkëpunim do ta forcojnë edhe më tutje./KosovaPress/

Read Previous

‘’Termokos’’ përmbyll sezonin ngrohës

Read Next

Disa mënyra për të ulur yndyrën pa ilaçe