Shefi I NATO-së Jens Stoltenberg konfirmoj sot se Aleatët e NATO-së kanë rritur mbështetjen duke e ndihmuar me raketa të mbrojtjes kundër ajrore dhe armë anti tanke si dhe ndihma humanitare e financiare për Ukrainën.
Në një cicërim në llogarinë e tij në Twitter, Stoltenberg shkroi se këtë mbështetje ia konfirmojë presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelinsky.
“ Sapo fola me Presidentin Zelensky dhe e përgëzova për trimërinë e popullit dhe forcave të armatosura të Ukrainës. Aleatët e NATO-s po rrisin mbështetjen me raketa të mbrojtjes ajrore, armë antitank, si dhe ndihma humanitare dhe financiare, shkroi ai.