​Sa do të kushtojnë biletat për ndeshjet e Botërorit 2026?

Numërimi mbrapsht për Kupën e Botës 2026 ka nisur dhe tifozët do të përballen me një sistem të ri dinamik të çmimeve të FIFA-s për biletat. Çmimet do të përshtaten sipas kërkesës, për ndeshjet më të pritura do të jenë më të larta, ndërsa për të tjerat do të nisin nga rreth 50 euro.

Pas testimit në Botërorin e Klubeve 2025, ku për disa ndeshje çmimet ranë deri në 13 dollarë, FIFA beson se për Kupën e Botës ato nuk do të zbresin kurrë nën 50–60 euro. Ndryshim tjetër është kategorizimi i ri: vendet më afër fushës do të kenë çmimet më të larta, pavarësisht këndit të shikimit.

Faza e parë e shitjeve hapet më 10 shtator dhe mbyllet më 19, vetëm për mbajtësit e kartave Visa. Përmes regjistrimit në faqen e FIFA-s, ata mund të përzgjidhen me short për të blerë bileta individuale ose paketa që nga tetori. /KosovaPress/

Read Previous

Semaforët për këmbësorë afër disa shkollave, jashtë funksionit

Read Next

Yakin: S’ka më duele vëllazërore me Kosovën