​Kosova U20 kërkon gjysmëfinalen e Evropianit të Basketbollit

Kosova U20 sonte zhvillon njërën nga ndeshjet më të rëndësishme, që nga pranimi në FIBA. Dardanët e rinj për herë të parë janë kualifikuar në çerekfinale të Evropianit, Divizioni B.

Kosova përballet me Zvicrën nga ora 19:00, në FIBA Kampionatin Evropian, Divizioni B, që po zhvillohet në Armeni.

Fituesi i kësaj ndeshje në gjysmëfinale do të përballet me fituesin e ndeshjes Letoni-Britani e Madhe.

Kjo është hera e parë që një grupmoshë e Kosovës është kualifikuar në mesin e tetë më të mirave në Divizionin B./KosovaPress

Read Previous

24 orët e fundit në rajonin e Gjakovës: Vjedhje e rëndë, armë pa leje dhe hetime për tentativë vrasjeje

Read Next

Dështon seanca për rastin “Banjska”