​Interi mund të shpallet kampion këtë javë

Numërimi mbrapsht për titullin kampion në Serie A ka nisur, me Interin që i afrohet kurorëzimit pas rezultateve të fundit. Fitorja ndaj Cagliarit dhe humbja e Napolit në shtëpi ndaj Lazios kanë hapur rrugën që zikaltërit të mund ta sigurojnë matematikisht titullin që në fundjavën e ardhshme.

Sipas skenarëve aktualë, ekipi i drejtuar nga Cristian Chivu do të shpallet kampion nëse mposht Torinon në transfertë, ndërsa Napoli nuk arrin të fitojë ndaj Cremonese dhe Milan nuk arrin një fitore bindëse ndaj Juventusit. Edhe një barazim mund të mjaftojë, në rast se rivalët kryesorë pësojnë humbje në ndeshjet e tyre përkatëse.

Ndërkohë, Lega Serie A ka nisur përgatitjet për ceremoninë e shpërndarjes së trofeut, në rast se titulli sigurohet para fundit të sezonit. Në këtë skenar, trofeu i Scudetto-s do t’i dorëzohet Interit në ndeshjen e fundit në shtëpi, që pritet të zhvillohet ndaj Hellas Verona më 17 maj.

Datat dhe oraret zyrtare për javët e fundit të kampionatit mbeten ende për t’u konfirmuar, por gjithçka tregon se festa e madhe e zikaltërve është vetëm çështje kohe. /KosovaPress/

Read Previous

Shtrenjtimi i naftës godet rëndë bizneset në Kosovë

Read Next

Kurti: Abdixhiku i refuzoi të gjitha ofertat tona, Kosova po shkon drejt zgjedhjeve