​Haxhiu takon sot krerët e partive para vazhdimit të seancës konstituive

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të mbajë sot një mbledhje të përbashkët me kryetarët e subjekteve politike, në kuadër të përgatitjeve për Seancën konstituive të Legjislaturës së XI-të të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Takimi do të zhvillohet në ambientet e Kuvendit të Kosovës, me fillim nga ora 11:00.

Mbledhja synon koordinimin ndërmjet subjekteve politike për vazhdimin e procesit të konstituimit të legjislaturës së re./kp

Read Previous

​Sot seanca për 21 të akuzuarit për krime lufte

Read Next

​Ndahet nga jeta ikona e Milanit