​A do të kemi dy ekipe shqiptare për herë të parë në botëror?

Kosova ka shënuar fitore historike në ndeshjen e madhe luftarake në Lubjanë kundër Sllovenisë.

Të përzgjedhurit e Francos Foda arritën fitoren e tretë në grupin B, duke grumbulluar gjithsej dhjetë pikë që sigurojnë play-offin për botëror në vendin e dytë, raporton KosovaPress.

Futbollistët e kombëtares sonë kanë mundur të shënojnë edhe më shumë gola, por ishte Fisnik Asllani në minutën e 6-të dhe një autogol nga Zhan Karniçnik në minutën e 64-të.

Kosova siguron kështu vendin e dytë para takimit të fundit në grup me Zvicrën lidere, e cila tashmë ka siguruar pjesëmarrjen në Botërorin 2026.

Më 20 nëntor dardanët do ta mësojnë kundërshtarin e parë dhe do të luajnë si mysafirë, dhe nëse kalojnë finale, atëherë me short do të vendoset se ku do të zhvillohet ndeshja, me siguri prapë si mysafirë, pasi përparësi sipas rregullave kanë ekipet e vazosë së parë dhe të dytë.

Ndeshja e parë zhvillohet më 26 mars dhe nëse Kosova fiton atëherë më 31 mars luan finalen e mini-grupit.

Kujtojmë, edhe Shqipëria është në play-off në grupin e saj K dhe ndeshjen e radhës e ka ndaj Anglisë në “Air Albania”.

Kosova ndeshjen e ardhshme do ta zhvillojë më 18 nëntor si vendëse ndaj Zvicrës. /KosovaPress/

Read Previous

“Travel Off Path”: Vizitoni Linin, fshatin më të vjetër liqenor në Evropë dhe vend të Trashëgimisë Botërore

Read Next

Policia e Kosovës: Mbi 1700 tiketa trafiku të shqiptuara në 24 orët e fundit