Policia e Kosovës: Mbi 1700 tiketa trafiku të shqiptuara në 24 orët e fundit

Mos respektimi i rregullave të komunikacionit është një ndër arsyet e aksidenteve të shumta që po ndodhin çdo ditë. E një prej mënyrave të zakonshme për parandalimin e këtyre aksidenteve, është gjobitja e atyre që shkelin rregullat në trafik.

Statistikat tregojnë se mijëra gjoba shqiptohen çdo ditë në vendin tonë.

Megjithë numrin e lartë të gjobave për vetëdijesimin e qytetarëve, numri i aksidenteve qoftë me të lënduar apo dëme materiale vazhdon të mbetet i lartë.

Për 24 orët e fundit statistikat tregojnë 11 aksidente me të lënduar e 30 të tjera me dëme material.

Numër i lartë i gjobave u shqiptua edhe ditën e djeshme.

Policia e Kosovës në raportin e saj 24 orësh njofton për 1749 gjoba të shqiptuar apër pjesëmarrësit në trafikun rrugor.

Poashtu, u arrestuan 10 persona ku pesë përfunduan në mbajtje ndërsa një me vuajtje të dënimit. /GazetaSinjali/

Read Previous

​A do të kemi dy ekipe shqiptare për herë të parë në botëror?

Read Next

Leon Avdullahu flet pas fitores në Slloveni: Ende nuk kemi arritur aty ku duam