Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Një person ka vdekur sot pasi është qëlluar me armë zjarri nga një zyrtar policor në fshatin Gushtericë e Poshtme të Graçanicës.
Telegrafin mëson se viktima dhe dorasi janë vëllezër dhe i përkasin nacionalitetit serb.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo bëri të ditur se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.
“Sot rreth orës 15:00, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri, në fshatin Gushtericë e Poshtme të Graqanicës. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të cilat kanë hasë në një person pa shenja jete. Vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, tha Ahmeti.
Ajo shtoi se aktualisht hetuesit policor në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin.
“Personi i dyshuar ( zyrtar policor) është arrestuar ndërkohë që aktualisht hetuesit policor në bashkëpunim me IPK-në, kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”.
/Telegrafi/