Zyrtare: Florian Marku do të boksojë këtë verë në “Air Albania”

Tashmë është edhe zyrtare. Florian Marku meçin e radhës do ta zhvillojë në Shqipëri.

Përmes një postimi në Facebook, boksieri shqiptar e konfirmoi se meçi i radhës që do të jetë këtë verë do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

Ai tha se ishte ëndërr që nga fëmijëria që të boksonte në Shqipëri.

“Përshëndetje të gjithë shqiptarëve kudo që janë nëpër botë. Dua t’iu lajmëroj se ndeshja në stadiumin “Air Albania” për këtë verë eshte vendosur. Të shtunën ju tregoj datën e çdo detaj tjetër. Që kur kam qenë fëmijë ëndrra ime ka qenë të ndeshem në mes të Shqipërisë para jush. Mezi pres”, ishin fjalët e tij.

/GazetaBlic/

Read Previous

​Krasniqi, Loxha e Kuka flasin pas sukseseve të jashtëzakonshme në Lojërat Mesdhetare

Read Next

Bad News Eagles do të luajnë sërish sot