Zvicër, kosovari vret gruan, në apartament ishin edhe tre fëmijët e tyre

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në St Gallen të Zvicrës është kryer një vrasje brenda një apartamenti në Kniestrasse.

Bëhet fjalë për një kosovar 35-vjeç, i cili pas vrau gruan 32-vjeçe, përfundoi në prangat e policisë zvicerane, transmeton Telegrafi.

Me të dalë në vendin e ngjarjes, policia arrestoi 35-vjeçarin nga Kosova, i cili kishte mbytur gruan e tij 32-vjeç.

Motivi dhe ngjarja si është zhvilluar mbetet akoma e paqartë sipas policisë së kantonit të St Gallen, që kanë pranuar se po vazhdojnë hetimet.

Siç raporton Blick, në kohën kur është kryer vrasje, brenda apartamentit ishin edhe tre fëmijët e çiftit.

Ata janë të moshës nga një deri në 15-vjeç, që për fat të mirë asnjëri prej fëmijëve nuk është lënduar.

/Telegrafi/

Read Previous

Takohen Osmani dhe Abazoviq, ja çfarë u bisedua

Read Next

Ky shtet ekzekuton 81 të burgosur brenda ditës