Zv. ambasadori gjerman takohet me komandantin e FSK-së për të folur për procesin e transformimit në ushtri

Zëvendësambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Böttcher, është takuar me Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, me të cilin ka diskutuar procesin e transformimit dhe të ardhmen e FSK-së.

Gjatë takimit, komandanti Jashari ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë në zhvillimin e FSK-së.

Nga ana e tij, Böttcher ka rikonfirmuar përkrahjen gjermane për Kosovën, duke theksuar se Berlini do të vazhdojë të qëndrojë pranë institucioneve të saj të sigurisë.

“Gjermania është e përkushtuar që Kosovën dhe institucionet e saj të sigurisë t’i shohë si pjesë të një arkitekture të përbashkët dhe të integruar evropiane të sigurisë”, ka thënë ai.

Böttcher ka vlerësuar gjithashtu bashkëpunimin “të fortë dhe konstruktiv” ndërmjet Gjermanisë dhe FSK-së./reporteri

Read Previous

KQZ: Shpallja e rezultateve përfundimtare pritet pas përfundimit të shqyrtimit të ankesave

Read Next

Irani i përgjigjet Trump: Gati për luftë dhe dialog, po nxisni terroristët