ZRRE-ja vendos të zbatojë vendimin e Gjykatës Supreme për liberalizimin e tregut të energjisë

Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka votuar pro zbatimit të vendimit të Gjykatës Supreme, e cila mundësoi shfuqizimin e dy neneve të Udhëzuesit për Liberalizimin e Tregut të Energjisë Elektrike.

Kështu u tha në mbledhjen e mbajtur sot.

“Nga aktgjykimi i Gjykatës Supreme është kërkuar shfuqizimi i nenit 8 dhe neni 2, nga Udhëzuesit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Udhëzuesit për Liberalizimin e Tregut të Energjisë”, u tha në propozimin e kësaj pike pak para votimit .

Supremja kishte vendosur në vendimin e shpallur më 5 nëntor, të aprovonte kërkesën e ngritur nga Oda Ekonomike e Kosovës kundër ZRrE-së lidhur me liberalizimin e tregut të energjisë elektrike. Shfuqizimi i dy neneve erdhi me arsyetimin se ato krijojnë pabarazi dhe pasiguri juridike për konsumatorët, veçanërisht bizneset, dhe nuk ishin në përputhje me ligjet përkatëse në fuqi.

Gjithashtu me 5 vota për anëtarët e Bordit të ZrrE-së i kanë dhënë dritën jeshile propozimit për miratimin e Rregullës për Mekanizmin Mbështetës të energjisë së Ripërtërishme.

Ata po ashtu kanë aprovuar kërkesën për marrje të autorizimit për vet konsum të energjisë elektrike për 43 biznese private. /Reporteri.net/

Read Previous

Belgjika nën presionin e BE-së për të mbështetur përdorimin e aseteve të ngrira ruse për Ukrainën

Read Next

​Napoli–Milan, gjithçka gati për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë