ZRRE-ja paralajmëron shqyrtimin e tarifave të reja të energjisë elektrike

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka paralajmëruar shqyrtim të tarifave të reja të energjisë elektrike për vitin 2023.

Kryetari i Bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu para Komisionit parlamentar për Ekonomi tha se janë plotësuar të gjitha kushtet ligjore për këtë shqyrtim të tarifave.

Mirëpo, ai nuk dha detaje se sa mund të shtrenjtohet energjia elektrike.

“Aktivitet për të cilën shumicën e vëmendjes e merr ZRRE-ja për çdo vit, është paraparë që të bëhet shqyrtimi i tarifave të energjisë elektrike dhe termike për vitin 2023, si një proces i rregullt, për të cilën ZRRE-ja e bën për çdo vit, për dy operatorët dhe për furnizuesin e rregullt që është KESCO”, tha Zejnullahu.

Duke paraqitur planin e punës për vitin 2023, ai është shprehur se prioritet gjatë këtij viti është edhe rritja e konkurrencës në sektorin e energjisë , por edhe tregu i përbashkët me Shqipërinë.

/Telegrafi/

Read Previous

Infermierët të pakënaqur me koeficientin, paralajmërohet ikje e madhe e tyre

Read Next

Detajet e Kupës së Kosovës në basketboll