Zgjedhjet në Greqi, grekët votojnë për qeverinë e re, në garë edhe 7 shqiptarë

Në Greqi qytetarët do të votojnë për zgjedhjen e qeverisë së re. Nga ora 07:00 qëndrat e votimit janë hapur ku do të votojnë rreth 9.8 milionë votues , për të zgjedhur 300 deputetët e Kuvendit të Greqisë për periudhën 2023-2027.

Qendrat e evotimit do të qëndrojnë të hapura deri në orën 19:00 ku zgjedhësit kanë mundësinë të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.

Procedura mund të zgjatet nëse përfaqësuesi gjyqësor konstaton se ka ende qytetarë që presin të votojnë në një qendër votimi.

Në zgjedhjet parlamentare të 21 majit në Greqi po marrin pjesë në garën elektorale edhe shtatë pjesëtarë të komunitetit të emigrantëve shqiptarë, që jetojnë prej vitesh në vendin fqinj.

Dy prej kandidatëve Fatos Malaj dhe Niko Bilika kandidojnë për partinë PASOK, njëri në Athinë dhe tjetri në Selanik. Ndërsa tre kantidatë të tjerë Adiljan Koxhaj, Makrina Koci dhe Angjelos Jahollari konkurojnë me Partinë “Siriza” në Selanik dhe Evia.

Sidorela Kalthi garon për Partinë Komunsite greke në Kretë dhe Paty Vardhami kandidon në Athinë me nismën “MERA 25”./abcnews.al/

Read Previous

Studentët hungarezë kërkojnë rritjen e pagave të mësuesve

Read Next

50 vjetori i Revoltës së Spaçit, Begaj vizitoi sot ish-burgun