Zelenskyy shkon në spital për t’i vizituar ushtarët e plagosur

Zyra e Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy ka njoftuar se kreu i shtetit ka shkuar në spitalin ushtarak për t’i vizituar ata që u plagosën duke luftuar kundër forcave ruse.

Në këtë spital, Zyra e Zelenskyy-të thotë se po trajtohet personeli ushtarak që u plagosën në rajonin e Kyivit.

“Kreu i Shtetit akordoi medalje ushtarake për kurajon dhe përkushtimin”, njoftoi zyra e presidentit ukrainas, duke shtuar se ai i ka shprehur mirënjohje edhe stafit të spitalit për punën shembullore në kushte të vështira.

Zelenskyy po ashtu foli me menaxhmentin e spitalit për nevojat e kësaj qendre dhe masat e veçanta të marra gjatë luftës.

/GazetaExpress/

Read Previous

Këta janë dy komandantët e pikave kufitare që dyshohen për korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare

Read Next

Operacioni “Pika” në Gjakovë e Prizren, pritet arrestimi i dhjetëra zyrtarëve policorë dhe doganierë