Zbulohen pesë golat e shënuar nga distanca më e largët në Kupën e Botës 2026

Kupa e Botës 2026 ka sjellë gola të shumtë spektakolarë, ndërsa pesë prej tyre kanë spikatur për distancën e madhe nga e cila janë realizuar.

Sipas të dhënave të topit zyrtar “Trionda”, në krye të listës qëndron mesfushori belg Hans Vanaken, i cili shënoi nga 32.45 metra në ndeshjen kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në vendin e dytë renditet Julian Alvarez, me golin e realizuar nga 28.18 metra ndaj Zvicrës, ndërsa pozita e tretë i takon Sidny Lopes Cabral, i cili shënoi nga 25.52 metra në përballjen mes Argjentinës dhe Kepit të Gjelbër.

Malik Tillman i Shteteve të Bashkuara zë vendin e katërt me një gol nga 23.52 metra kundër Belgjikës.

Pesëshen e mbyll Enzo Fernandez, i cili realizoi nga 23.14 metra në gjysmëfinalen mes Argjentinës dhe Anglisë.

Goditjet nga distanca kanë qenë ndër momentet më të bukura të turneut, duke dëshmuar cilësinë teknike dhe guximin e futbollistëve për të provuar portën edhe nga larg.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Irani paralajmëron fqinjët rajonalë që strehojnë bazat amerikane për ‘përgjigje shkatërruese’

Read Next

Qendra Historike e Prishtinës regjistrohet në Gjeoportalin e Kosovës me kufijtë zyrtarë të zonës mbrojtëse