Zbulimet mbi evolucionin njerëzor, shkencëtari Svante Paabo fiton Nobelin për Mjekësinë

Shkencëtari i njohur suedez, Svante Paabo, është fituesi i çmimit Nobel 2022 në fushën e mjekësisë dhe fiziologjisë.

Me tezën dhe zbulimin e tij për “gjenomet e zhdukura njerëzore dhe zhvillimin njerëzor”, Paabo hyn në histori duke u nderuar me çmimin e lartë, që jepet nga akademia Nobel çdo vit.

Nobeli në mjekësi është në mënyrë të padiskutueshme ndër më prestigjiozët sa i përket çmimeve në fushat e shkencës dhe në tërësi, vlera monetare që Paabo do të marrë për nderimin e lartë, do të jetë në shumën e 900 eurove.

Në terma më konkretë dhe të thjeshtë, ajo çfarë ka bërë Paabo është e pakrahasueshme me çdo zbulim tjetër, pasi ai ka arritur të rindërtojë me saktësi gjenomin e njeriut prehistorik Neandertal.

Po ashtu, ai ka arritur të zbulojë një specie tërësisht të panjohur njerëzore, të cilën e ka emërtuar Denosiva.

Ndër punimet më thelbësore të shkencëtarit të madh të kohërave moderne, njihet edhe ai mbi transferimin e gjeneve të njerëzve prehistorikë tek Homo sapiens-ët; proces ky, i cili mendohet se ka ndodhur rreth 70 mijë vjet më parë, kur hominis emigruan nga Afrika drejt Azisë dhe Evropës.

Mbi tezat dhe zbulimet që Paabo ka kryer, është krijuar edhe një disiplinë tërësisht e re studimore në fiziologji dhe mjekësi, e cila njihet si paleogjenomia. /Albanianpost.com

Read Previous

​Policia apelon për kujdes të shtuar në komunikacion

Read Next

Inflacioni në Turqi, më i larti në 24 vjetët e fundit