YouTube shënon 17-vjetorin, kjo është video e parë e publikuar

Në vitin 2005, tre shokë Jawed Karim, Chad Hurley dhe Steve Chen dëshironin të publikonin një video por nuk gjetën një platformë te përshtatshme.

Ata vendosën ta krijonin vetë një të tillë dhe kështu lindi rrjeti më i përdorur momentalisht, YouTube.

Videoja e parë ishte “Me at the Zoo” e publikuar nga Jawed Karim e cila sot numëron më shumë se 228 milionë shikime.

Sigurisht, kur ai publikoi klipin, nuk e dinte se YouTube do të bëhej fenomeni që është sot. As që videoja e tij do të mblidhte qindra miliona shikime në vitet që pasuan.

Jawed Karim mori aksione me vlerë dhjetëra milionë dollarë kur Google bleu YouTube për 1.65 miliardë dollarë në 2006-ën.

Krijuesi i videos së parë të YouTube herë pas here redakton përshkrimin e klipit për të shprehur mendimin e tij nëse kompania bën një ndryshim në platformën dhe ai nuk e pëlqen. Vitin e kaluar, për shembull, kritikoi heqjen e numrit të mospëlqimeve publike nga YouTube.

Për shkak të thjeshtësisë në përdorim Youtube është sot një nga aplikacionet më të përdorur.

Artistë dhe krijues nga e gjithë bota mund të publikojnë videot e tyre tepër lehtësisht duke mundësuar një gamë të gjerë informacioni e cila mund te aksesohet nga të gjithë përdoruesit.

/GazetaExpress/

Read Previous

Punëtorët e sektorit publik këtë javë marrin 100 euro shtesë

Read Next

UNICEF dhe OBSH thirrje kosovarëve që të rrisin shkallën e vaksinimit për t’u mbrojtur nga sëmundjet e mundshme serioze