YouTube Music me përditësimin e ri e merr butonin e shpërndarjes për këngë në Instagram Stories

YouTube app is seen on a smartphone in this illustration taken, July 13, 2021. REUTERS/Dado Ruvic/Illustration

Pas Snapchat në muajin mars, YouTube Music po shpërndan mundësinë e shpërndarjes së këngëve dhe veprave të tjera me kopertinë në Instagram Stories.

Kësaj veçorie i është nevojitur pak kohë për të arritur, me disa përdorues që ndoshta e kanë vënë re ikonën e cila dështonte kur përpiqeshit të shpërndanit këngët vitin e kaluar.

Tani është funksionale, dhe ju mund të filloni duke e zgjedhur një këngë dhe e hapni menynë e Shpërndarjes, transmeton Telegrafi.

Kjo veçori është në dispozicionin tek këngët që jeni duke i luajtur në një moment të caktuar në “Now Playing”, tek faqja e albumeve, dhe tek listat e këngëve.

Do ta vini re një objektiv të ri rrethor të shpërndarjes në Instagram e cila është më ndryshe se sa ajo aktuale e cila është në përdorim nga aplikacioni i instaluar.

Pjesa e kamerës tek ikona është më e vogël, ndërsa gradienti është më i thellë.

Prekja e atij butoni hap ndërfaqen e Instagram Stories me kopertinën e cila gjendet në qendër. Pastaj është titulli i këngës me emrin e artistit dhe llojin e këngës, si dhe një logo e shërbimit të muzikës.

Kjo UI është identike me atë të Snapchat, e cila debutoi për herë të parë në iOS në fund të vitit 2021.

Sapo të publikohet, mund të prekni këndin e sipërm majtas në ekranin tuaj për ta luajtur këngën në “YouTube Music”.

9to5google shkruan se e kanë parë që ky buton i Instagram Stories po shpërndahet me të madhe me versionin 5.23.50 të YouTube Music tek sistemi operativ Android.

Kjo do të mund të ndihmojë platformën shërbyese të Google ta ngritë prezencën e saj sociale në rrjete të ndryshme dhe se sinqerisht kjo veçori është duhur që të vinte shumë më herët. 

/Telegrafi/

Read Previous

Publikohen për herë të parë imazhe spektakolare dhe të papara të sipërfaqes së Diellit

Read Next

Merkel planifikon të botojë librin për jetën e saj personale dhe politike