Xhaçka në Berlin: NATO të hapë dyert për Kosovën

Lufta në Ukrainë  dhe përgjigja e NATO-s ishte padyshim tema kryesore e takimit jo zyrtar dyditor të  Këshillit të Atlantikut të Veriut (NAC), në rang të Ministrave të Jashtëm të mbajtur në Berlin.

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka mori pjesë në takimin në kryeqytetin gjerman,  i cili paraprin samitin e NATO, në fund të muajit qershor në Madrid.Xhaçka tha se bashkimi është çelësi i sigurisë kolektive të aleancës, ndërsa bëri me dije se vendi ynë do të jetë pjesë e grupit të ri të luftimit në Bullgari.

“Të gjithë do të bëjmë gjithçka mundemi t’i japim Rusisë mesazhin e aleancës së bashkuar”, u shpreh ajo, raporton A2 CNN, transmeton Klankosova.tv.Për të, NATO duhet të vijojë politikën e dyerve të hapura për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Kosovën e cila ndan të njëjtat vlera, si një kontribut i sigurisë së Evropës në tërësi. Ministrja shqiptare mbështeti edhe vendimin e Finlandës dhe Suedisë për të filluar praktikat e aderimit në NATO.

/KlanKosova/

Read Previous

Çmimi ndryshe nga rafti në arkë, për 3 muaj mbi 200 ankesa për mashtrime me çmime

Read Next

Kap. Sahatqija: Drejtuesit e motoçikletave t’i respektojnë rregullat dhe të vendosin helmetën