Woelk përkujton Reçakun: U masakruan 45 shqiptarë, Serbia ende mohon krimin makabër

Sot shënohet 25 vjetori i masakrës së Reçakut, njëra ndër masakrat më të tmerrshme ndaj popullsisë shqiptare të Kosovës.

Federica Woelk, asistente e akredituar e Parlamentit Europian, tha se sot është një ditë e trishtuar.

“Ndër masakrat më të rënda në Kosovë të kryera nga forcat serbe është masakra e 15 janarit në Reçak. Më 15 janar 1999, kriminelët dhe paramilitarët serbë kryen një masakër makabre ndaj popullatës civile, ku u vranë dhe u masakruan 45 shqiptarë. Masakra u organizua dhe u krye nga forcat policore, ushtarake dhe paramilitare serbe. Serbia ende mohon të ketë kryer një masakër”, ka shkruar ajo në platformën ‘ X’.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Histori Fshati – Lipovec

Read Next

Zhduken dy persona, njëri në Mamushë dhe një tjetër në Gjakovë