GTA 6 pritet të sjellë fitime rekord, parashikohen miliona porosi paraprake
Klubi anglez West Ham United, pas një sërë rezultatesh të këqija, ka ndërruar trajner duke emëruar tashmë Graham Potter në krye të ekipit.
Drejtuesit e West Ham shkarkuan trajnerin spanjoll Julen Lopetegui, pasi në 22 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon arriti shtatë fitore, pesë barazime dhe dhjetë humbje.
Anglezi Graham Potter, ish-strategu i Brighton dhe Chelsea, u bë trajneri i ri i West Ham, duke nënshkruar një kontratë për dy vjet e gjysmë me londinezët.
“West Ham United është i kënaqur të mirëpresë Graham Potter si trajnerin e ri të klubit. 49-vjeçari i bashkohet Hammers me një kontratë dyvjeçare e gjysmë”, thuhet në njoftimin e West Hamit.
Në anën tjetër, pas nënshkrimi të kontratës i lumtur u shpreh edhe trajneri anglez.
“Jam i lumtur që jam këtu. Ishte e rëndësishme për mua të prisja derisa të shfaqej një punë që e ndjeja se më përshtatej, dhe po aq i përshtatet edhe klubit ku do të bashkohem. Kjo është ndjenja që kam me West Ham”, ka thënë Potter.
West Ham është vetëm në vendin e 14-të në tabelë me 23 pikë të fituara, shtatë më shumë se zona e rënies. /Telegrafi/