Wesley Clark nis të hënën dëshminë në mbrojtje të UÇK-së

Ish-komandanti i NATO-s, Wesley Clark do të fillojë dëshminë në Hagë të hënën e javës së ardhshme, më 17 nëntor. Kjo u bë e ditur sot nga Trupi Gjykues.

“Dëshmitari 007 do të fillojë dëshminë të hënën, më 17 nëntor 2025 në orën 12:00 të mesditës”, tha Charles Smith, kryetar i Panelit në rastin e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai parashihej që të niste dëshminë të martën, mirëpo që kjo tanimë ka ndryshuar. Gjithashtu, data 21 nëntor, dita e premte është hequr si ditë aktive nga kalendari kur do të mbaheshin seancat. Ajo ishte lënë “rezervë” në rast se ka nevojë për kohë shtesë në dëshminë e Clark.

Sot gjatë ditës mbaroi dëshminë edhe ish-emisari special i SHBA-ve në kohë lufte, Christopher Hill e para tij në anën e mbrojtjes kanë dëshmuar James Rubin, Paul Williams, John Duncan dhe Jock Covey.

Dëshmitë e mbrojtjes, që shënojnë edhe fundin e seancave, do të mbyllen me paraqitjen e ish-komandantit të NATO-s, Wesley Clark. /VOX/

Read Previous

Mungesa e inspektorëve sfidë për Agjensinë e Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë

Read Next

Krasniqi tregon arsyet e dorëheqjes nga posti i kryetarit të PDK-së