Vritet me armë zjarri një 45-vjeçar në Shqipëri

Një person është gjetur i vrarë me armë zjarri në lagjen Çezmë në Peqin, në afërsi të lumit Shkumbin.

Policia bën me dije se është gjetur i pajetë një shtetas, rreth 45-vjeçar, identiteti i të cilit ende nuk është identifikuar.

Nisur nga vendi ku është gjetur trupi i pajetë ka dyshime se viktima mund të jetë vrarë diku tjetër dhe më pas është zhvendosur në afërsi të lumit Shkumbin, zonë e pamonitoruar nga kamerat dhe ndriçimi.

Sipas këqyrjes paraprake, hetuesit kanë dyshime se viktima mund të jetë zhvendosur nga autori/autorët mbrëmjen e djeshme.

Në vendngjarje kanë shkuar edhe shërbimet e Policisë.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Barcelona – Valencia, formacionet e mundshme

Read Next

8 minorenë shqiptarë “zhduken” në Angli