Vrasja e Liridonës, flet vëllai i të arrestuarit të tretë

Numri i të arrestuarve në lidhje me vrasjen e Liridona Murselit shkoi në 3 mbrëmjen e së premtes. Pas arrestimit të bashkëshortit të saj Naim Murselit si porositës i krimit dhe Granit Plavës, në rolin e ekzekutorit, në pranga ra edhe Kushtrim Kokalla.

Ky i fundit është pjesëtar i FSK-së dhe nip i Naim Murselit. Kokalla dyshohet të bashkëpunuar me Murselin dhe ekzekutorin.

“Jemi të shokuar! Por një gjë ta garantoj, se vëllai im në natën kritike ka qenë në shtëpi. Tjetër gjë nuk di”, tha Kokolla për mediat në Kosovë.

Sipas tij, Kushtrimi ka qenë  shumë i lidhur me viktimën. Më tej ai u shpreh se të gjithë janë të shokuar.

“Vallaj nuk besoj! Ai ka qenë shumë i lidhur me të (Liridonën). Se ne jemi shumë të lidhur familjarisht. Ne jemi rritë bashkë me Liridonën!”.

“Nuk kam informata tani [flet për familjen e Liridonës]. Tri familje jemi ekstrem keq. Të shokuar. Si familjarët e Liridonës, si prindërit e Naimit, si ne, komplet jemi të shokuar. Po na duket si ëndërr e s’po mundemi me besu. Përpos nëse çmendesh, se nuk ka kurrfarë arsye një njëri me e bë atë send”, ka thënë Kanon Kokolla.

Në foto të arrestuarit për vrasjen e Liridona Ademajt

Në lidhje me rastin policia e Kosovës ka bërë me dije se është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 19 fishekë dhe një veturë që janë përdorur në krim.

Liridona Murseli u vra të mërkurën mbrëma, teksa po udhëtonte me bashkëshortin dhe fëmijët e saj drejt shtëpisë në Prishtinë./tvklan.al/

Read Previous

Dogana e Kosovës kalon 1.5 miliardë euro të hyra

Read Next

Izraeli bombardon Gazën pas prishjes së armëpushimit