Vritet një grua në Pejë, i dyshuari bashkëshorti i saj

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Pejës, ku një grua u vra në banesën e saj.

I dyshuari për vrasjen e gruas është bashkëshorti i saj.

Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

“Vrasja ka ndodhur në një banesë, i dyshuari është bashkëshorti i viktimës, i dyshuari është arrestuar dhe arma është konfiskuar”, pohoi ai.

Prokuroria tashmë është duke ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore lidhur me rastin.

Ndryshe, nga policia kanë konfirmuar se vrasja ka ndodhur rreth orës 08:00./Telegrafi/

Read Previous

Arrestohet njëri nga personat që gjuajti me armë zjarri në Gjakovë

Read Next

Dita e ndeshjeve kthyese në Ligën e Kampionëve