Vrasja e dyfishtë në oborrin e QKUK-së, deklarohet prokuroria: I dyshuari ende në kërkim

 dyshuari, Sokol Halili për vrasjen e ish-gruas së tij shtatzënë, H.M, mbrëmjen e së mërkurës në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) është ende në kërkim nga Policia e Kosovës.

Prokurori i rastit, Ilaz Beqiri në një prononcim për Telegrafin ka treguar se janë në kërkim të personit të dyshuar për rastin në fjalë.

“Jemi në kërkim të personit të dyshuar, veprime të tjera jemi duke ndërmarr për rastin”, tha shkurt Beqiri duke mos dhënë detaje shtesë.

Ndërkaq edhe Policia e Kosovës në raportin 24 orësh bën të ditur se njësitë policore kanë kërkuar në disa lokacione, por deri tani nuk kanë hasur në të dyshuarin.

“Prishtinë 30.11.2022 – 18:00. Është raportuar se viktima femër kosovare para klinikës së Gjinekologjisë në QKUK është qëlluar me armë zjarri nga një peron i dyshuar dhe si pasojë ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilës e ka konstatuar mjeku. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë dhe prokurori kujdestar me urdhrin e të cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Nga njësitë policore në disa lokacione është kërkuar i dyshuari por deri tani nuk është hasur. Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet kompetente policore”, thuhet në raport të policisë.

Ndryshe, një grua shtatzënë, H.M, dyshohet se është vrarë nga ish-bashkëshorti i saj, Sokol Halili nga Shtimja, mbrëmjen e së mërkurës në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Familjarët e të ndjerës kanë treguar se viktima dhe dorasi kanë qenë të ndarë që pesë muaj.

Motra e viktimës tha se autoritetet kanë qenë të njoftuara për procesin e divorcit të 35-vjeçares dhe problemet me ish-bashkëshortin. 

/Telegrafi/

Read Previous

​Rritet fitimi bankave, për 10 muaj mbi 120 milionë euro profit

Read Next

​Shaqiri në dyshim për ndeshjen ndaj Serbisë