Vranësira dhe diell – priten edhe reshje shiu

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Sipas institutit, vranësirat ditën e diele parashihen të shoqërohen me reshje shiu të intensitetit të dobët deri mesatar.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga perëndimi dhe veriperëndimi e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Read Previous

Roka: Qëndrimi afër ekraneve dhe celularëve i rrezikshëm për sytë

Read Next

Marsh me biçikleta kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave