Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, se synon të kandidojë sërish për postin më të lartë në vend.
Osmani theksoi se pret formimin e institucioneve të reja dhe paralajmëroi bisedime për mbështetje të kandidaturës së saj.
Ajo tha se synon të vazhdojë angazhimin politik, edhe nëse nuk zgjidhet presidente. /Radio Evropa e Lirë/