Viktimat e Covid-19 në Gjakovë varrosen sipas rekomandimeve të IKSHPK-së

Bazuar në raportet e publikuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë në Kosovë gjatë ditëve të fundit ka pasur një rritje të lehtë të rasteve nga pandemia e koronavirusit. Poashtu rritje ka shënuar edhe numri i viktimave. Dihet se procedura për varrosjen e personave me Covid-19 është e bazuar në Ligjin për sëmundje ngjitëse dhe çdo person që vdes nga infeksioni me koronavirus, pas vdekjes mbyllet hermetikisht në arkivol dhe bartet deri në varreza.Por se si menaxhohet kjo procedurë në spitalin e përgjithshëm “Isa Grezda” ka treguar drejtori, Hilmi Shala i cili tha se çdo kufomë që ka vdekur nga Covid-19 dërgohet në varreza me përcjellje të policisë dhe në mbikëqyrje të inspektoratit sanitar.

Procedura e varrimit çdo herë ka shkuar sipas rekomandimeve por për shkak të situatës së ndjeshme shpeshherë familjarët kanë pasur mosmarrëveshje.

Përndryshe dje është raportuar një vdekje si pasojë e virusit në spitalin e Gjakovës ndërsa aktualisht këtu janë të hospitalizuar 90 pacientë që po trajtohen për Covid19.

Përveç pacientëve këto ditë ka pasur rritje të rasteve positive edhe të stafit mjekësor.

Vlen të theksohet se nga Shqipëria janë 7 pacientë që po trajtohen për koronavirus dhe numri i shtretërve të lirë është 45.

Read Previous

​Albin Tahiri plotëson kriteret e nevojshme për normën e katërt olimpike Pekini 2022

Read Next

Nis konferenca e Speciales ndaj Gucatit dhe Haradinajt